Në prag të ndeshjes së 9-të kampionale, kryetrajneri, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 dhe futbollisti, 𝑲𝒂𝒔𝒕𝒓𝒊𝒐𝒕 𝑺𝒆𝒍𝒎𝒂𝒏𝒊 njoftuan për përgatitjet dhe pritjet nga ndeshja e nesërme, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐢𝐜𝐚.
Kryetrajneri. 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi se kampionati sa vjen e rivalizohet dhe nesër kemi një kundërshtar aspak të lehtë, me të cilin duhet dhënë maksimumin.
“Kemi ndeshje me një skuadër që po kalon një formë të mirë, një skuadër e cila taktikisht luan mirë dhe futbollistë cilësorë. Nuk diskutohet ne kemi analizuar kundërshtarin, kemi përgatitur ekipin këto dy ditë sa kemi pasur kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme. Duhet me përqendrim dhe vlerësim maksimal t’i qasemi ndeshjes dhe të kthehemi te fitoret. Duhet të japim më të mirën tonë, qoftë edhe nga ndeshja e nesërme. Nga ndeshja në ndeshje e shoh skuadrën duke u rritur, por nuk ka kundërshtar të lehtë, prandaj duhet të bëjmë maksimumin tonë,” theksoi kryetrajneri, 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Të gatshëm për të dhënë më të mirën e asaj që kanë përgatitur janë edhe vetë futbollistët dhe këtë e konfirmoi, 𝑲𝒂𝒔𝒕𝒓𝒊𝒐𝒕 𝑺𝒆𝒍𝒎𝒂𝒏𝒊.
“Kemi punuar mjaft shumë gjatë stërvitjeve dhe kemi zhvilluar mjaft taktika në këto përgatitje. Mendoj që ato që i kemi stërvitur do t’i zbatojmë nesër në ndeshje. Jemi gati dhe do ta japim maksimumin sin ë cdo ndeshje tjetër kampionale”, ka thënë 𝑺𝒆𝒍𝒎𝒂𝒏𝒊.
Nga pyetjet e gazetarëve u diskutua për formën e deritanishme të DRITËS dhe vazhdimësinë e kampionatit.
Në këtë drejtim, kryetrajneri 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi se kampionati sa vjen e rivalizohet dhe tani e tutje nuk ka kundërshtar të lehtë, sado që klubi ynë ka ecurinë më pozitive.
“Gjithmonë kërkojmë maksimumin, por nuk jemi vetëm në garë dhe kemi edhe kundërshtarë të cilët kanë qëllimet e tyre. Do të kërkojë gjithmonë nga skuadra të përmirësohemi, të marrim edhe më tepër, sepse e kemi mundësinë dhe futbollistët tanë kanë cilësi. DRITA është nivel tjetër dhe kërkoj nga skuadra të kërkojmë maksimumin tonë, sepse ndeshjet do i bëjmë të lehta kur jemi në maksimumin tonë. Deri më tani kemi ecuri pozitive, por dhe kampionati sa vjen e rivalizohet. Tashmë, jemi takuar thuajse me të gjitha ekipet, i njojim më mirë dhe e kemi edhe më të lehtë për t’i analizuar kundërshtarët me të cilët do të përballemi. Duhet të bëjmë maksimumin tonë, pastaj të shohim edhe ecurinë e të tjerëve”, përfundoi 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Konferencë e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/fSHwFg9zGh/





