Gjilan

Kryetarët e Komunave të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave

Gjilan, 30 shtator 2022 – Nën organizimin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, kryetarët të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave, i cili është bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, në emër të kryetarëve të komunave që ishin prezentë, ka folur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka falënderuar krerët e komunave dhe organizatën GIZ për bashkimin në çështjet dhe temat e përbashkëta të qytetarëve për të ndihmuar në menaxhimin e mbeturinave.

“Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disa mujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ. Sot kemi arritur që ta përfundojmë një punë të rëndësishme, që është hapi fillestar për të konkretizuar projektin dhe mënyrën e menaxhimit të mbeturinave për regjionin tonë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kreu i Komunës ka thënë në fund se synohet që rajoni i Gjilanit të jetë modeli më i mirë i menaxhimit të mbeturinave.

You Might Also Like