Gjilan, 9 maj 2019 – Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Tregu i qëndrueshëm për produkte të freskëta të farmerëve në zonën ndërkufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës”, i financuar nga Bashkimi Evropian, sot kanë filluar trajnimet 3 ditore për 100 pjesëmarrës nga dy komunat partnere.
Menagjeri i projektit, Eroll Januzi ka thënë se që nga fillimi në këtë projekt kishte një interesim të jashtzakonshëm dhe i tillë po mbetet në vazhdimësi.
“Interesimi i të rinjve për trajnimet në ndërmarrësi është i jashtëzakonshëm. 100 të rinj dhe farmer aktiv nga Gjilani dhe Kumanova, po trajnohen në ndërmarrësi. Programi ka për qëllim që t’i bashkoj interesat e dy palëve, në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar dhe trajnuar të rinjtë në ndërmarrësi por edhe duke ndërtuar kapacitete të përbashkëta që në të ardhmen pse jo edhe shkëmbimin e mallrave”, ka thënë Januzi.
Për ndryshe, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës.