Klubi i Futbollit Kauno Žalgiris është klub nga qytetit Kaunas në Lituani dhe për momentin ai bënë gara në Ligën A të Lituanisë.
I themeluar në vitin 2004, ky klub suksesin më të madh në histori e ka arritur vitin e kaluar, pra më 2025, kur është shpallur kampion i Lituanisë, derisa ndër sukseset e mëdha mund të renditen edhe vendi i dytë (2022) dhe vendi i tretë në ligë më 2020, 2021 dhe 2024.
Klubi zhvillon ndeshjet e tij në stadiumin “Darius and Girėnas”, stadiumi më i madh në Lituani, me kapacitet prej mbi 15 mijë shikuesish. Ndonëse është klub i themeluar relativisht vonë, nga viti në vit ai ka rritur sukseset edhe atë falë organizmit të mirë, investimeve të mëdha, sjelljes së lojtarëve të njohur dhe arritjeve në garat evropiane.
Ndeshjet si vendas, ky klub i luan me fanella të gjelbra me nuanca të të bardhës.
Për momentin kampionati në Lituani është në zhvillim e sipër dhe pas 17 ndeshjeve të zhvilluara Kauno Žalgiris gjendet në pozitën e tretë në Ligën A, me 30 pikë të tubuara, kurse para tij gjenden DŽunigas me 33 pikë dhe TransINVEST me 31 pikë të tubuara. /kryelajmi.com/.




