Muzikë

PËRMBYLLJE E SUKSESSHME E FESTIVALIT “GJILANI FEST 2026”

Ansambli “Gjilani” organizoi me sukses edicionin jubilar të 10-vjetorit të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore “Gjilani Fest 2026”, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit
Me Drejtorin Kushtrim Zeqiri.
Për tri net me radhë, Gjilani u shndërrua në një qendër të kulturës dhe traditës shqiptare, duke mirëpritur ansamble, artistë dhe mysafirë të shumtë që sollën në skenë vlerat më të bukura të folklorit tonë kombëtar.
Ansambli “Gjilani” shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjitha ansamblet pjesëmarrëse, stafin organizativ, bashkëpunëtorët, sponsorët dhe institucionet që kontribuuan në realizimin e këtij festivali.
Një falënderim i veçantë shkon për publikun e mrekullueshëm, i cili na përcolli për tri net radhazi me praninë, duartrokitjet dhe përkrahjen e tij, duke i dhënë jetë dhe madhështi festivalit tonë.
Ky festival jubilar ishte dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe dashurisë për kulturën e traditën tonë. Ansambli “Gjilani” edhe një herë dëshmoi se është i aftë të organizojë ngjarje të mëdha kulturore dhe të përfaqësojë me dinjitet qytetin e Gjilanit. Për këtë arsye, Ansambli “Gjilani” meriton përkrahje të vazhdueshme për të vazhduar ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore.
Falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit që me përkushtimin, talentin dhe dashurinë për folklorin e bënë madhështor “Gjilani Fest 2026”:
Ansamblin “Gjilani” (Kosovë), Ansamblin “Xheladin Zeqiri” (Tetovë), Ansamblin “Hyjnesha” (Graz, Austri), Ansamblin “Vatra” (Bülach, Zvicër), Nazmi Hajdarin me lahutë, Ansamblin “Presheva” (Preshevë), Ansamblin “Kreshnikët e Lirisë” (Arbëreshë, Itali), Ansamblin “Zafer” (Bursa, Turqi), Ansamblin “Bajram Shabani” (Kumanovë), Lumturije Nonajn dhe Gjovalin Mihajn me lahutë (Malësi e Madhe, Shqipëri), Ansamblin “Anamorava” (Viti), Ansamblin “Sadi Halili” (Librazhd, Shqipëri) dhe Ansamblin “Koha” (Dinoshë, Tuz).
Soliste: Alika Ajeti
Recital: Noela Krasniqi
Prania dhe performancat tuaja i dhanë ngjyra, emocion dhe vlera skenës sonë, duke e bërë edicionin jubilar të 10-të të festivalit një kujtim të paharruar.
Falënderojmë Studio Dona, e cila u përkujdes për dukjen dhe paraqitjen e valltarëve të Ansamblit “Gjilani”.
Falënderojmë Uji Dea dhe Devolli Group për mbështetjen dhe kontributin e tyre.
Për binën, ndriçimin dhe zërimin profesional u përkujdes Pro Sound, ndërsa për fotografitë dhe xhirimet e festivalit u përkujdes Art Fabe.
Për fotografitë profesionale të festivalit u përkujdes edhe Studio Foto Fari, e cila fiksoi momentet më të bukura dhe emocionet e këtij edicioni jubilar.
Mirënjohje e veçantë për Drejtorin e Festivalit “Gjilani Fest 2026” dhe Drejtorin e Ansamblit “Gjilani”, Afrim Haziri, për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në organizimin e këtij edicioni jubilar. Me vizionin dhe dashurinë për kulturën dhe traditën shqiptare, ai kontribuoi që festivali të zhvillohej me sukses dhe të vazhdojë të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.
Mirënjohje të veçantë për Grupin Punues të Festivalit, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe punë të palodhshme bëri të mundur organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të këtij edicioni jubilar:
Drejtor i Festivalit: Afrim Haziri
Përgjegjës Artistik: Burhan Azizi
Përgjegjës i Tonit (Mjeshtër Toni): Afrim Leka
Koordinator i Përgjithshëm i Grupeve: Enis Ahmeti
Dizajner: Fazli Berisha
Përgjegjës për Media dhe Rrjete Sociale: Gramos Daku
Përgjegjës për Grupet Pjesëmarrëse:
Qemajl Musliu
Sevdail Sherifi
Eroll Ahmeti
Astrit Daku
Berat Demiri
Adnan Leka
Labinot Ferati
Lorian Halimi
Falënderojmë secilin prej jush për angazhimin dhe kontributin e dhënë. Suksesi i “Gjilani Fest 2026” është rezultat i punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të përbashkët.
Faleminderit që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të veçantë. Na bëtë krenarë!
Mirupafshim në edicionet e ardhshme të “Gjilani Fest”!

You Might Also Like