Futboll

Edhe Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

Sport Club Gjilani e falënderon Shqiprim Taipin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

Kjo ishte aventura e dytë e mesfushorit nga Kosova Lindore me klubin tonë, pas paraqitjeve të tij edhe në edicionin 2023/24.

Gjatë kësaj periudhe, Taipi dha kontributin e tij në mesfushën e skuadrës dhe ishte pjesë e rëndësishme e ekipit në objektivat sportive të klubit.

Klubi e falënderon Shqiprimin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës.

You Might Also Like