Futboll

SC Gjilani falënderon Edison Kqikun

Sport Club Gjilani e falënderon Edison Kqikun për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

Me kërkesë të futbollistit, bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë të dyanshme dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, pavarësisht marrëveshjes kontraktuale, e cila kishte jetëgjatësi të mëtutjeshme.

Kqiku, njëherit edhe kapiten i ekipit, u paraqit denjësisht për 9 edicione më radhë me fanellën kuq e bardh dhe e djersiti atë plot në 134 takime, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në tetë raste.

Duke qenë produkt i akademisë dhe futbollist i rritur në folenë e “Skifterave”, klubi shpreh mirënjohje dhe falenderim të pafund për gjithë kontributin dhe sakrificën e dhënë. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë.

I urojmë Edisonit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.

Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja!

You Might Also Like