Gjilan

Luta në Pogragjë: Do të insistojmë që Doborosini të bëhet pikë kufitare

Po vazhdojnë takimet mobilizuese në terren të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij me strukturat e partisë, si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit.

 

Kanë qenë strukrurat e LDK’së në Pogragjë, Stublinë e Llovcë të cilët e kanë mirëpritur kryetarin Haziri dhe ekipin e tij.

Në emër të këtyre fshatrave ka folur kryetari i nëndegës së Pogragjës, Artan Musliu, i cili e falënderoi Hazirin për komunikimin e mirëfilltë, duke thënë se këto janë investimet më të mëdha në 20 vitet e pasluftës.

“Gjatë katër viteve kemi pasur komunikim të mirëfillt me Lutën. Kemi pasur investime të rëndësishme, duke filluar nga salla e sporteve, ndërtim të gati të gjitha rrugëve e mbështetjen e jashtëzakonshme për bujqësinë. E falënderojmë shumë për kujdesin e vazhdueshëm për Pogragjën, por edhe për për Stublinën e Llovcën”, tha Musliu.

 

I impresionuar me mbështetjen është shprehur të jetë i pari i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se është krenar që këtyre fshatrave ia ka kthyer kujdesin e shtetit.

 

“Jam i nderuar me përkrahjen tuaj të vazhdueshme në të gjitha fazat. Pogragja dhe fshatrat tjerë nuk e ka pasur kujdesin e shtetit në të kaluaren. Jam krenar që gjatë këtij mandati, ne e kemi realizuar pakon familjare dhe katërshen e madhe infrastrukturore. Pra, jemi në përfundim të punëve për këto dhe fshatrat tjerë të komunës sonë. Bashkë do të dalim faqebardhë”, tha Haziri.

Ai tha se do të inistoj me të gjitha kapacitetet e tij që të hapet pika kufitare në Dobrosin, e cila do të jetë një arterie e rëndësishme për banorët atje.

Në fund të takimit u tha se kërkesat e banorëve të kësaj ane do të futen në programin qeverisës, duke ua bërë më të lehtë jetën qytetarëve.

Ndryshe, në takimet mobilizuese po marrin pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi e Imet Rrahmani, sikurse edhe kandidatët për këshilltar komunal.

You Might Also Like