Google.com
Në komunën e Vitisë ka nisur dje zyrtarisht fushata e korrje shirjeve për sezonin e sivjetmë, ndërsa institucionet përgjegjëse janë mobilizuar për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë. Për koordinimin dhe monitorimin e fushatës është formuar Komisioni Komunal për korrje shirje, i cili do të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve në terren, me qëllim që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në kushte sa më të sigurta. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, këtë vit në territorin e Komunës së Vitisë janë të mbjella rreth 3 mijë hektarë me grurë. Rendimentet e pritshme vlerësohen të jenë të kënaqshme, falë kushteve të favorshme gjatë sezonit dhe angazhimit të fermerëve. Edhe mullinjtë dhe grumbulluesit e grurit janë mobilizuar për të siguruar pranimin dhe grumbullimin në kohë të prodhimit, duke krijuar kushte që fushata e korrje shirjeve të zhvillohet me sukses. Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari u ka bërë apel të gjithë qytetarëve dhe fermerëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe dhe të mos ndezin zjarre në sipërfaqet me kashtë apo në serrnishte, pasi temperaturat e larta dhe era mund të shkaktojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve, duke rrezikuar të mbjellat, pronën dhe mjedisin. Institucionet komunale të Vitisë, do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimin e fushatës, me synimin që korrja e grurit të përfundojë me sukses dhe pa incidente.Aziz Zuka





