Bujqësi

Hyseni: Fushatën e korrje-shirjeve e hapëm bashkë me fermerët e kombajnerët e komunës

Fushatën e korrje-shirjeve e hapëm bashkë me fermerët e kombajnerët e komunës, ku të mbjellura kemi rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër.

Me projektin për farën e grurit për mbjelljet aktuale, kemi përkrahur fermerët tanë me 140 tonë grurë. Duke konsideruar se kultivimi i grurit është me shumë interes për shoqërinë, për këtë vit planifikojmë të rrisim sasinë e farës për 40%, që do të jetë 200 ton.

Punë të mbarë të gjithë fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve. Qoftë ky vit i bereqetshëm!

You Might Also Like