Kur Stadiumi i Qytetit në Gjilan kishte nisur të ndërtohej në pjesën kah tribuna qendrore kishte shtëpi private me plot banorë. Shtëpitë u rrënuan u ndërtua banesa 11 katëshe, banorët u futën në banesat e reja, kurse Stadiumi vazhdon të ndërtohet me ritëm të ngadaltë.

Pamjet nga banesa e ndërtuar dëshmojnë se deri ku është arritur me punimet në Stadium dhe në bazë të asaj që shihet, as sivjet nuk do të mund të shohim ndonjë ndeshje në të. /kryelajmi.com/.
Fotot: Islam Zuzaku




