Futboll

Daja: Barazimi përfundim real

Pas barazimit 0:0 me Gjilani, kryetrajneri i Ballkani Ilir Daja ka deklaruar”

“Besoj se rezultati baras ishte real dhe më i drejti. Mund ta zgjidhnim ndeshjen me një episod, por në fund rezultati është real. Kjo është java e 33 dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet, ngase edhe sivjet bëmë një paraqitje historike. Sot na mungoi gati gjysma e ekipit, por ne në fund po dalim para ekipeve pasuese me 6 pikë. Gjithçka bëmë mirë, ngase na mungoi një formacion i tërë”, tha Daja, që shtoi se në dimër mund të ketë lëvizje te Ballkani, largime e prurje dhe se do t’a analizojnë me kujdes situatën dhe do të vendosin për situatën, ngase do të shihet merkato në dalje dhe ajo në hyrje dhe se do të angazhojnë vetëm elementë cilësorë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like