Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Granit Jashari, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë.
Granit Jashari i bashkohet klubit tonë me synimin për të forcuar skuadrën dhe për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit për sezonin e ri. Besojmë se cilësitë, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin.
Klubi i uron Granitit mirëseardhje dhe i dëshiron shëndet, suksese dhe shumë momente të bukura me fanellën e Sport Club Gjilanit.

Mirë se erdhe sërish, Granit!
Sport Club Gjilani





