Futboll

Në Gjilan për herë të parë nën dritën e reflektorëve do të luhet një ndeshje kampionale

Ndeshja Gjilani – dukagjini që do të luhet këtë të shtunë me fillim në ora 19 në Stadiumin me bari sintetik pritet që për diçka të hyjë në histori. Do të jetë hera e parë në Gjilan që do të luhet një ndeshje kampionale nën dritën e reflektorëve.

Gjithçka është gati theksojnë punëtorët që po rregullonin kabllot e fundit, bile edhe nëse dështon rryma do të ndezën gjeneratorët theksojnë ata.

Duhet cekur se më shumë se një dekadë më parë ishte tentuar që në Stadiumin e Qytetit të vendosen reflektorët, bile u luajt edhe një ndeshje miqësore, por ndricimi nuk ishte i mirë në të gjithë fushën, andaj ata reflektorë më pas ishin larguar.

Trajneri i Gjilanit Debatik Curri beson që ndeshja natën do të jetë shumë më interesante, më e lehtë për lojtarët dhe më e freskët për shikuesit.

Në stërvitjen e fundit të Gjilanit kanë marrë pjesë edhe disa nga udhëheqësit e tifozëve, që kanë premtuar se nesër nuk do të ketë vende të lira në tribuna, ngase ka interesim të shtuar nga shikuesit, aq më tepër që Gjilanit po i ecën mirë e mbarë ky kampionat. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like