KV Drita ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri të ekipit të meshkujve, Hazem Ashraf Rashad, reprezentues i Egjiptit, i cili luan në pozitën e korrektorit.
22-vjeçari egjiptian vjen te Drita pas një eksperience të pasur në volejbollin vendor dhe ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Zamalek SC (Egjipt), Heliopolis Club (Egjipt), OK Spartak Subotica dhe Al Nasr Club (Emiratet e Bashkuara Arabe).
Me Kombëtaren e Egjiptit ka fituar Kampionatin Afrikan U21 dhe ka përfaqësuar vendin në disa Kampionate Botërore të grupmoshave, duke u dalluar edhe si një nga realizuesit më të mirë të turneve.
Jemi të bindur se cilësia, përvoja dhe ambicia e Hazem do të jenë një vlerë e madhe për ekipin tonë në sezonin e ri.





