Gjilan, 10 korrik2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 03.07.2026 – 09.07.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e pesëmbëdhjetë (1815) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i tridhjetë e tri (33) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar njëzet e gjashtë (26) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar tridhjetë (30) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar pesëmbëdhjetë (15) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e shtatë(27) ngasës.
· Shqiptuar gjashtëmbëdhjetë (16) gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer përkatës.
· Shqiptuar gjashtëmbëdhjetë (16) gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim valid.
· Shqiptuar njëzet e tri (23) gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmet.
· Janë konfiskuar përkohësisht njëmbëdhjetë (11) motoçikleta.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë personat që drejtojnë mjetet motorike që gjatë drejtimit të këtyre mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të parapara me ligje.
Drejtimi i mjeteve duke mos i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë, shpejtësia vret, kujdesi i shtuar nënkupton shpëtim jete për vete dhe të tjerët.



