Kur ishte e re në moshë luante për Klubin e Futbollit Intelektualet nga Gjilani dhe që në atë moshë ishte ndër golashënueset më të mira në Ligën e Futbollit për Femra, andaj qendërsulmuesja Kaltrina Biqkaj, shihej si e ardhmja e futbollit femëror tek ne.
Shumë shpejt ndërroi mjedis, zuri vend edhe në përfaqësuesen A të Kosovës dhe zgjoi interesimin e ekipeve nga jashtë dhe shkoi në prova sa në Zvicër në FC Zurich, Gjermani në gjigantin evropian FC Bayern München dhe në vende të tjera, kurse si futbolliste e KFF Mitrovica ishte shpallur futbollistja më e mirë në Kosovë.
Vajza me prejardhje nga Hogoshti i Kamenicës, si pjesë e KFF Mitrovica edhe e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll mbeti një ndër golashënuesit më të spikatura.
Falë këtyre lojërave, ajo së fundi ka arritur marrëveshje me ekipin nga Turqia, Ankara, për të cilin do të luajë në këtë kampionat./kryelajmi.com/.




