Futboll

Drita e pret Prishtinën, ja kur zhvillohet ndeshja

 

Pa kryetrajnerin Arsim Thaqi në stol, ngase ai ka dhënë dorëheqje ditë më parë, FC Drita do të zhvillojë ndeshjen ndaj Prishtinës.

Drita në këtë ndeshje hynë pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, ndaj Trepçës ’89 (1:1) si vendase dhe ndaj Dukagjinit si mysafire (2:2).

Këto dy barazime kanë bërë që FC Drita të humb pozitën e parë në tabelë, të cilën tashti e mbanë Ballkani i Suharekës.

Ndeshja Drita – Prishtina zhvillohet të shtunën me fillim në ora 15 në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan./kryelajmi.com/.

You Might Also Like