Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Dior Gerbovci, i cili nga tani e tutje do të jetë pjesë e familjes kuqe e bardh.
Gerbovci vjen në Gjilan pas një eksperience të rëndësishme në futbollin zviceran, ku ishte pjesë e klubit të njohur GC Zürich, ndërsa në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar u paraqit në Albi Mall Superligë me fanellën e Ferizajt. Mesfushori ofensiv është gjithashtu pjesë e rregullt e përfaqësueses U21 të Kosovës, duke u konsideruar një nga talentet premtues të futbollit kosovar.
Besimi i ndërsjellë ndërmjet klubit dhe lojtarit është dakordësinë e dy palëve, e cila dëshmon përkushtimin e SC Gjilanit për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe me perspektivë për vitet në vijim.
Sport Club Gjilani i uron Diorit mirëseardhje në familjen kuqe e bardhë, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe sa më shumë momente të paharrueshme me fanellën e klubit tonë.





