Ardhja e mërgimtarëve këtë verë dhe rrugët e bllokuara në qendër të qytetit shkaku i bërjes së bulevardit kanë bërë që në Gjilan të krijohen kolona të gjata dhe pritjet nëpër rrugë kudo në qytet janë shtuar së tepërmi.
Mjafton të nisesh në çdo skaj të qytetit të Gjilanit dhe menjëherë dallohen kolonat. Hyrjet në të gjitha anët në Gjilan janë vështirësuar së tepërmi, kurse edhe në brendi të qytetit vërehen tollovi të mëdha.
Shumë qytetarë kolonën e veturave e kanë deri te dera e shtëpisë, megjithatë, ata prapëseprapë ia mësyjnë caktuar të tyre me veturë edhe pse atje më shpejt do të mund të shkonin në këmbë. Andaj në këso situate, deri diku mund të kuptohen mërgimtarët që kanë nevojë të dalin e të çmallen me vendin e tyre, mund të kuptohen edhe qytetarët që e kanë të domosdoshme daljen me veturë, por do të ishte mirë që pjesa tjetër, që nuk e kanë të domosdoshme që së paku të durohen deri sa janë mërgimtarët këtu. /kryelajmi.com/.





