Fillimi i vitit shkollor është gëzim për fëmijët, por për familjet është edhe një shpenzim më shumë, sidomos për materialet shkollore. Për këtë arsye, bashkë me Selamin dhe Dushin, vendosëm me ba diçka të mirë, me i gëzu disa fëmijë dhe me i ndihmu disa familje me gjërat që u duhen për shkollë.
Kësaj radhe, në shkollat fillore në Velekincë, Shurdhan, Bukovik, Llovcë, Pogragjë, Haxhaj, Llashticë, Bilinic dhe në shkollën “Abaz Ajeti” në Arbëri, shpërndamë fletore dhe materiale të ndryshme shkollore.
Gjithashtu, përmes Islamic Relief Kosova, shpërndamë fletore dhe materiale shkollore edhe për disa fëmijë jetimë.
Këtë nismë e realizuam me shumë kënaqësi, bashkë me disa shokë e miq të mirë që na përkrahën, me dëshirën që sadopak me ua lehtësu familjeve fillimin e vitit shkollor dhe me i gëzu fëmijët me gjërat që u duhen për shkollë.
Një falënderim i madh prej zemre për të gjithë donatorët që na ndihmuan. Disa me të holla, e disa me fletore dhe materiale shkollore. Jemi shumë mirënjohës për secilin prej tyre dhe lutemi që Zoti t’i shpërblejë me të mira për gjithë ndihmën që kanë dhënë.
Kur bashkohemi për një të mirë, edhe pak prej secilit bëhet shumë.
Do të jemi gjithmonë afër njerëzve dhe aty ku kemi mundësi, do të mundohemi me qenë pjesë e çdo të mire për komunitetin tonë.
Fadil Ademi, këshilltar komunal



