Intelektualët kanë paralajmëruar mobilizim të madh për ndeshjen e play-offit të UEFA Conference League, ku Drita përballet me Inter D’Escaldes.
Pasnesër, Drita luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj vere. Drita është vetëm 180 minuta larg një tjetër arritjeje historike në garat evropiane.
Për këtë sfidë, Intelektualët kanë bërë thirrje për prezencën e çdo anëtari dhe të çdo adhuruesi. Tani më shumë se kurrë, skuadra dhe qyteti kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve.
Nisja drejt Prishtinës bëhet të enjten në ora 18:00. Në vendtakim do të bëhet edhe shpërndarja e biletave për secilin anëtar.




