Oltion Bilalli, lojtar i SC Gjilanit me plot meritë është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros së dytë të Kosovës në futboll.
Kanë qenë dy golat e tij të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, që SC Gjilani të marr tri pikë të arta nga udhëtimi i vështirë në Podujevë, kurse pos golave të shënuar, ai ka dëshmuar se është angazhuar shumë, duke vrapuar 11,7 kilometra dhe duke arritur shpejtësinë më të madhe prej 32 kilometra në orë.
Faqja e SC Gjilani i ka kushtuar një set me fotografi të realizuara në mënyrë tejet profesionale, kurse nga ky lojtar pritet shumë edhe në të ardhmen. /kryelajmi.com/.






