Futboll

Tre gola në pjesën e parë në ndeshjen Gjilani – Dukagjini

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Dukagjini e para ndeshje kampionale në Gjilan e luajtur nën dritën e reflektorëve, në të cilën Gjilani ishte më i mirë dhe po avancon me rezultat 2:1.

Në minutën 9 pas një dueli afër zonës së Dukagjinit, gjyqtari Genc Nuza dha gjuajtje dënimi për Gjilanin, prej ku rëndom gjuan Thaçi, por pasi ai ishte lënduar në aksionin paraprak prej aty gjuajti Morina, i cili me mjeshtri qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës së Haxhihamzës për 1:0.

Pas golit të pranuar, Dukagjini ishte më i rrezikshëm dhe në minutën 20 ia doli që të barazojë rezultatin në 1:1 pas një gjuajtje të shkëlqyeshme me kokë të Pefqelit, i cili nga rreth 12 metra ia doli të mposhtë shtatlartin Qoriq.

Në minutën 39, pas një aksioni të gjatë, në Bilallin iu shkaktua faull dhe me siguri se do të jepej penallti, por gjyqtari lejoi që ndeshja të vazhdojë kështu që topin furishëm e qëlloi Potoku, i cili e nguliti në rrjetë për rezultatin 2:1 për Gjilanin. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like