Me entuziazëm për fitore të madhe, mes brohoritjeve, mijëra qytetarë mirëpritën sot kryeministrin Albin Kurti.
Në hapje të tubimit kryetari Alban Hyseni tha “Në vitet e fundit kemi dëshmuar se ndryshimi është dhe ka qenë i mundur dhe se shteti mund të qeveriset me përgjegjshmëri, me integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve të tij“, dhe më pas ai ftoi Kryeministrin Albin Kurti.
Nga sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” kryeministri Kurti u zotua për përfundimin e projekteve në proces dhe nisjen e projekteve të reja për Gjilanin dhe Anamoravën. Kryeministri Kurti foli edhe për investimet kapitale në vend, ndërtimin e hekurudhave, digave, ngrohtoreve, ndërmarrjet publike që në qeverisjen tonë operojnë me fitim, dhe për projektet tjera në mandatin e ri.
“Te numri 116 i keni dinjitetin e mirëqenien, sigurinë e begatinë, ashtu si nuk keni lëshuar pe më 28 dhjetor, më 7 qershor qitjani pikën. Më 7 qershor le ta bëjmë pjesë të fitores së madhe secilën lagje të qytetit, secilën shtëpi të secilës rrugë të Gjilanit, secilin fshat të komunës, pra krejt për shtetin sepse me qeverisjen tonë, me qeverisjen tuaj kemi shtet për krejt” tha kryeministri Kurti në përfundimin e tubimit madhështor në Gjilan.





