Futboll

ARDIAN LATIFI EMËROHET TRAJNER I U15

Shkolla e Futbollit FC Drita njofton se Ardian Latifi është emëruar trajner i grupmoshës U15 për sezonin e ri.
Latifi deri më tani ka drejtuar grupmoshën U21, mirëpo pas vendimit që nga ky sezon kjo ligë të mos zhvillohet më, ai ka pranuar të marrë përsipër drejtimin e U15, në funksion të nevojave të akademis pasi qe kjo grupmoshe mbeti pa trajner.
Ardian Latifi do të zëvendësojë Hekuran Ismajlin, i cili është larguar nga drejtimi i kësaj grupmoshe për arsye personale. Klubi gjithashtu e falënderon Hekuranin për kontributin e dhënë gjatë 6 viteve si trajner i Akademisë së FC Dritës dhe i uron shumë suksese në të ardhmen.
Drejtori i Akademisë, Beqir Rukovci, ka vlerësuar gatishmërinë e trajnerit Ardian Latifi për t’i dalë në ndihmë klubit dhe për të marrë përsipër drejtimin e grupmoshës U15 për këtë sezon.
“E vlerësojmë shumë vendimin e Ardianit për të qenë në dispozicion të klubit dhe për të ndihmuar këtë grupmoshë. Besojmë se përvoja dhe profesionalizmi i tij do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve tanë të rinj”, është shprehur Rukovci.

You Might Also Like