Në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë treguar përkushtim dhe disiplinë të lartë duke arritur rezultate kulminante në garat sportive të organizuara në nivel të Policisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e kësaj drejtorie kanë dëshmuar frymë të lartë ekipore dhe përgatitje të shkëlqyer fizike e taktike duke u shpërblyer me çmime kryesore në disa disiplina:
- Futboll: Vendi i parë (Kampionë)
- Volejboll: Vendi i parë (Kampionë)
- Shah: Vendi i dytë
- Shenjëtari: Vendi i tretë
Me këtë rast Drejtori Rajonal i Policisë Kolonel Agron Rukiqi ka pritur në takim zyrtarët fitues të cilët i ka përgëzuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe imazhin e lartë që i kanë dhënë drejtorisë. Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e arritura sportive Drejtori Rajonal i ka shpërblyer me mirënjohje.
Këto fitore konfirmojnë se përveç përkushtimit të përditshëm për sigurinë e qytetarëve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbajnë standarde të larta edhe në promovimin e vlerave sportive, disiplinës dhe bashkëpunimit kolegial.





