Nënshkruam Marrëveshjen e Grantit, e vlefshme 2 milionë e 30 mijë euro, me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.
Nga projekti i Banimit Social Adekuat, në Gjilan, do të realizohen 33 njësi banimi:
25 njësi të reja të banimit social
Renovimi i 2 shtëpive private
Rindërtimi i 6 shtëpive private
Ky është një hap konkret drejt rritjes së të banimit social në qytetin tonë, si dhe drejt ofrimit të kushteve më të mira jetese për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
Falënderojmë, ministren Pacolli, dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, për bashkëpunim dhe gatishmëri, për të kontribuar në përmirësimin e kualitetit të jetesës për qytetarët e Gjilanit.




