Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli ’74 – Drita, e cila po zhvillohet në Drenas.
Ekipi vendas që sivjet nuk ka marrë asnjë pikë dhe ka shënuar vetëm një gol, marrë në tërësi ka qenë më I mirë se Drita, duke treguar lojë më të mirë, derisa ekipi kampion I Kosovës është duke pritur momentin e vet.
Në këtë pjesë të lojës duhet veçuar vetëm në rast të mirë, atë të Albin Prapashticës në minutën 38, gjuajtjen e të cilit arriti t’a ndalë portieri Faton Maloku. /kryelajmi.com/




