Konsiderohej njëri ndër lojtarët me të ardhme më të ndritur te FC Drita, por Engjëll Sylejmani do të vazhdojë të djersit fanellën bardh e kaltër, por atë të Vushtrrisë.
Kishte kaluar të gjitha kategoritë e FC Drita, kishte kaluar në ekipin e parë, bile luajti pak minuta edhe në Europa Conference League ndaj ekipit të madh spanjoll Rayo Valecano, kurse në një ndeshje kampionale ishte edhe kapiten i FC Drita, por tash e tutje karrierën do ta vazhdojë në ekipin e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës në Futboll.
„Engjëll Sylejmani përforcon „Forcat“, kështu është bërë prezantimi i tij te FC Vushtrria, që sivjet pritet të luftojë për mbijetesë. /kryelajmi.com/.





