Sot kultura dhe skena artistike e Gjilanit dhe Kosovës kanë humbur një nga simbolet dhe figurat e tyre më të çmuara. Jashar Shahiqi, artisti që për më shumë se katër dekada i dha shpirt skenës së Teatrit tonë të Qytetit, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një zbrazëti të madhe.
Kontributi i tij i pashoq në zhvillimin e teatrit dhe kinematografisë, si dhe rolet e tij të panumërta, do të kujtohen gjithmonë me nder e respekt të lartë nga qytetarët e Gjilanit dhe mbarë Kosova.
Trashëgimia e tij artistike do të mbetet pjesë e pashlyeshme e kujtesës tonë kulturore.
Në emër timin dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shahiqi, komunitetit artistik dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!


