Kalendari i “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, përkatësisht I edicionit të shtatëmbëdhjetë me radhë, u hap solemnisht, më 17 tetor 2026, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan përmes veprimtarisë së parë, nga nëntë sosh brenda dy muajve , me shënimin i 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit të rryer të letërsisë sonë, Anton Nikë Berishës, autor i shumë botimeve letrare në poezi, në prozë si dhe shkrime kritike e studime letrare, i cili njëkohësisht vite më parë u nderua dhe me Çmimin letrar”Beqir Musliu”, nga Komuna e Gjilanit dhe njihet si një mbështetës i madh i shkrimtarëve nga Kosova Lindore si dhe i veprimtarive letrare në Gjilan e në Anamoravë.
Blinerë Hajdari, magjistre e letërsisë dhe krijuese e re nga Gjilani, drejtoi veprimtarinë solemne në shënimin e tetëdhjetë vjetorit të këtij personaliteti të shquar të letrave shqipe
duke iu dëshiruar mirëseardhjeve, personaliteve letrare nga Prishtina e Tirana si dhe nga kjo pjesë lindore e Kosovës, si Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu, Ramadan Mehmeti, Llesh Ndoji, Vlash Prendi, Albina Idrizi, Nexhat Rexha, Frrok Zefi, Mehmetali Rexhepi etj si dhe artdashësve e veprimtarë publikë të Gjilanit si dhe ish deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lirije Kajtazi e Ismajl Kurteshi dhe media e portale .
Për portretin letrar dhe personalitetin krijues e studimor të prof dr. Anton Nikë Berishës, si dhe kontributet tjera letrare të këtij punëtori të palodhur të shkencës e letërsisë shqipe, folën , shkrimtari e studiuesi nga Tirana, Llesh Ndoj, shkrimtari e studiuesi i njohur nga Klina, Prend Buzhala, romansieri i mirënjohur yni edhe në përmasa ndërkombëtare, Ibrahim Kadriu si dhe drejtuesi i Ars Clubit “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi.
Deklamuan krijime të reja poetike të këtij autori anëtaret e Ars Clubi “Beqir Musliu”, Linditë Dushku, Liridonë Mehmeti e Donjetë Kryeziu.
Në përmbyllje të kësaj veprimtarie solide letrare, publikut të pranishëm në sallën e konferencave në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” ,iu drejtua dhe vetë Anton Nikë Berisha, i cili u shpreh se ndjehet tejet falënderuas për gjithë këtë angazhim e vlerësim letrar qի i bën Gjilani, dhe jo vetëm tij po edhe personaliteteve tjera letrare, i cili përeveç se Ia dhuroi drejtorit të bibliotekës gjilanase, z. Qazim Azizi disa nga botimet e tij më të reja, libra iu dhuroi edhe artdashësve. Ndërsa Ars Clubi “Beqir Musliu” gjithashtu për audiencën e pranishme shpërndau falas numrin më të ri të revistës letrare “AGMIA”, nr. 52, i cili i përkushtohet prof dr. Anton Nikë Berishës në këtë ditëlindje jubilare, botimin e të cilit numër e mbështeti financiarisht Ministria e Kulturës dhe turizmit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Departamentit të Kulturës , përkatësisht sygjerimit naga Këshilli I Librit pran këtij institucioni.
(K. Rexha)




