Gjilan

Takim pune mes Policisë së Kosovës dhe OSBE

T

                                                                                                                                               

Me datën 14.10.2026, Shefi i Operativës Rajonale të Policisë në Gjilan Major Agim Lipovica me staf ka pritur në takim pune  z. Bertram Welsing, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE-së, z. Detlev Quigley, shef i sektorit për Siguri Publike në OSBE, Erduan Gjigolli, Menaxher i projektit në sektorin për Siguri Publike në OSBE dhe Migjen Abrashi, asistent programi në OSBE. 

Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë përmes trajnimeve në fusha të specializuara për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe OSBE-së.  

Major Lipovica ka falënderuar z. Bertram Welsing për mbështetjen e dhëne në implementimin e projektit të iniciuar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) Cernicë, Njësia Komunitetit nga Stacioni Policor Gjilan dhe përkrahur nga komuna e Gjilanit, për vendosjen e kamerave monitoruese në fshatin Cërnicë nga ky mision dhe mbështetjen në vazhdimësi për Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjilan nga OSBE

You Might Also Like