Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arritur rezultate të kënaqshme në garat sportive për nderë të zyrtarëve policor të rënë në kryerje të detyrës

Gjilan, 26 tetor 2026

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e organizimit të lojërave sportive nga Sindikata e Policisë së Kosovës për nderë të zyrtarëve policor të rënë në kryerje të detyrës, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë treguar përkushtim dhe disiplinë të lartë duke arritur rezultate të kënaqeshe në garat sportive.

Përfaqësuesit e kësaj drejtorie kanë dëshmuar frymë të lartë ekipore dhe përgatitje të shkëlqyer fizike e taktike duke u shpërblyer me çmime kryesore në disa disiplina:

· Volejboll: Vendi i parë (Kampionë) dhe

· Shenjëtari: Vendi i tretë në konkurrencë ekipore, gjersa në konkurrencën individuale në këtë disipline në vendin e parë

Këto fitore konfirmojnë se përveç përkushtimit të përditshëm për sigurinë e qytetarëve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbajnë standarde të larta etike edhe në promovimin e vlerave sportive, disiplinës dhe bashkëpunimit kolegial.

You Might Also Like