Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt në të cilën asamblistët shqyrtuan nëntë pika të rendit të ditës, përfshirë çështje financiare, zhvillimore, infrastrukturore dhe të bashkëpunimit ndër komunal. Fillimisht kryesuesi Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga mbledhja e fundit e këtij organi.
Ndonëse në këtë takim janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, diskutimi më i gjatë në këtë seancë u zhvillua rreth Pasqyrave Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026. Drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Milihate Ajeti, duke prezantuar pasqyrat financiare tha se gjatë periudhës janar–shtator 2026, janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 1.115.746,64 €, me shkallë të inkasimit prej 86,18%, duke u bazuar në planifikimin vjetor. Krahasuar me të hyrat për periudhën janar–shtator të vitit 2025, të hyrat e vitit 2026 janë më të ulëta për 60.797,68 €. Sa i përket shpenzimet buxhetore, nga buxheti i alokuar për periudhën janar–shtator 2026, nga fondet burimore, përfshirë grantin qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet, është 16.760.026,88 €. Ndërsa, shpenzimet për të njëjtën periudhë janë 16.255.876,45 €.Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar–shtator 2026 është 96,99%, në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. Gjatë debatit, këshilltarët parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime lidhur me realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore. Në këtë seancë i shqyrtuan dhe miratuan edhe propozim vendimi i raportit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmet tjera të shkaktuara në territorin e Komunës së Vitisë, propozim vendimi për dhënien e pëlqimit institucional dhe mbështetjen komunale për zhvillimin e projektit investues në fushën e teknologjisë se informacionit dhe infrastrukturës së të dhënave në lokalitetet e Sllatinës se komunës së Vitisë, propozim vendimi për ngritjen e obeliskut për dëshmorët dhe martirët e Vërbanit. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin Komunal për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në Komunën e Vitisë 2026–2028. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e San Cosmo Albanese. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal me komunën e San Cosmo Albanese, si dhe u dha një informatë mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS gjatë vitit 2026. Në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë e Financa, është kërkuar që të jepet një Informatë nga QKMF, lidhur me aktivitetet gjatë muajit tetor si muaj i ndërgjegjësimit-muaji Rozë. Kjo pikë është hyrë në rend dite me aprovimin e këshilltarëve komunal dhe Kuvendi është njoftuar me aktivitetet që jane realizuar gjatë këtij muaji në Viti dhe lokalitetet e saj. Në fund të seancës, këshilltarët kanë parashtruar pyetje për çështje të ndryshme në interes të qytetarëve. Aziz Zuka





