SUPERLIGA A – FEMRAT | XHIRO 6
DRITA 3-0 FER VOLLEY
25:18, 25:14, 25:14
Drita ka fituar bindshëm derbin ndaj Fer Volley, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Kamenicë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës A.
Gjilanaset treguan epërsi gjatë gjithë ndeshjes, duke fituar setin e parë 25:18, ndërsa në dy setet e radhës dominuan edhe më bindshëm, me rezultat identik 25:14.
Me këtë fitore, Drita vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në elitën e volejbollit të femrave, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë edicion.
#FVK #SuperligaA #Femrat #Drita #FerVolley #Volejboll #Sezoni2026_27





