🏐 PEJA MBAN RITMIN NË NDJEKJE TË LIDERIT
———
SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 8
PEJA 3-1 DRITA
25:22, 25:15, 23:25, 25:17
Peja ka vazhduar me rezultate pozitive, duke mposhtur Dritën me rezultat 3:1 dhe duke regjistruar fitoren e gjashtë në kampionat.
Verdhezinjtë e nisën mirë takimin, duke fituar dy setet e para, fillimisht 25:22 e më pas 25:15. Drita reagoi në setin e tretë, duke ngushtuar epërsinë pas fitores 25:23, por Peja nuk lejoi përmbysjen.
Në setin e katërt, vendasit rikthyen kontrollin dhe me 25:17 vulosën triumfin.
Me këtë fitore, Peja mbetet në ndjekje të liderit Ferizaj, ndërsa Drita, pas humbjes së pestë në kampionat, vazhdon të pozicionohet në mesin e tabelës së elitës.
#FVK #SuperligaA #Meshkujt #Peja #Drita #Volejboll #Sezoni2026_27





