Paraqitja e Arjol Bllacës në ndeshjen ndaj Malishevës është vlerësuar nga Komisioni i Veteranëve për xhiron e trembëdhjetë me çmimin “Ylli i Javës”.
Mesfushori i kuqebardhëve ishte protagonist kryesor i ndeshjes duke realizuar dy gola dhe duke kontribuar me një asistim, në fitoren 3:2, me çka dëshmoi efikasitet, kreativitet dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën ofensive të skuadrës së tij.
“Së pari jam shumë i lumtur dhe falenderues për këtë çmim. Është kënaqësi dhe motiv të shpallem Ylli i Javës. Gjithashtu, jam i lumtur për paraqitjen dhe realzimin e dy golave, por më shumë për fitoren e ekipit. Kjo fitore erdhi me shumë angazhim dhe sakrificë nga i gjithë ekipi. Synojmë që rezultatet ti marrim në vazhdimësi dhe ta ndihmojmë klubin t’i arrijë objektivat”, deklaroi Bllaca për faqen zyrtare të FFK-së.





