Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani ka bërë edhe një prurje në ekip, duke dëshmuar se sivjet seriozisht i është rrekur garës për të siguruar një pozitë që dërgon në Evropë.
Ekipi gjilanas zyrtarisht ka njoftuar se në radhët e saj ka sjellë portierin Vaglir Buçinca, ish- anëtar i KH Trepça nga Mitrovica.
Luan Sllamniku, drejtor i klubit ka thënë se tashti KH Drita është me ambicie edhe më të mëdha për kreun e tabelës dhe me këtë portier porta Dritës do të jetë edhe me e sigurt.
KH Drita ka edhe një portier tejet të talentuar, që është digë e mbrojtjes gjilanase e ai është Arbër Sylejmani.