Ukshin Zajmi –
Krijuesi veprimtarinë e vetë, të cilën ia mohojnë të tjerët, ai këtë veprimtari krjuese e grumbullon në ndërdijen e vet, dhe atëherë kjo i mundësohet, ai nuk ka pritje, por tërë atë veti krijuese e qetë në letër dhe e boton. Një ndër këta krjues është edhe Muharrem Kosumi, i cili, prej vitit 2015 kur botoi librin e parë poetik “Gurë pa mur”, e deri më sot ka botuar edhe këto tituj mjaftë voluminoz: “Bari poeti nga Tygjeci”, “Vegime poeti nga Tygjeci”, “Kullën e Tygjecit e ribëre ti plak ri”, “Manafera”, “Ditari poetiko-politik” dhe “Buzë Lumit”, dhe nuk është kah ndalet duke krijuar poezi por edhe krijime në prozë. Muharremit por edhe vëllëzerve të tij, në kohën e rinisë punimet e tyre nuk ua botonin, sepse këta ishin rreshtuar në radhët e të rinjve që demonstronin e punonin për lirinë e sotme. Bile shumë krijime të tyre, këta vëllëzër apo edhe prindet e tyre me karrocë i kanë hudhur në mbeturina apo në lumin që kalon afër shtëpisë së tyre, për të mos u bërë edhe ndonjë objekt i ri ngarkues në aktakuzat e tyre.
Në faqët e këtyre librave janë renditur poezit nga të gjitha llojet lirike duke arritë edhe në ato kritika deri në sarkazëm. Në të gjitha këto poezi Muharreni përdorë të gjitha mënyrat e ligjërimit poetik duke përdorur edhe fjalët e urta, andekdotat dhe “meselet” e anës prej nga është i lindur. Poeti ligjërimin e bënë në nëngrupin gjuhësoh të Gallapit, përkatësisht të Tygjecit dhe të fshatrave për rreth tij, përkatësisht shkruan , siç i thonë, në gjuhën e nënës. Përndryshe, Muharremi është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipë, i cili e zotëron Gjuhen standarde Shqipe, por, duke pasë nostalgji për gjuhën e lokalitetit të vet por edhe për ruajtjen e këtij nëngrupi gjuhësor,ai e përdor në ligjërimin poetik.
Pikërisht nga kjo që u tha, lexuesit por edhe studiusit e Gjuhës dhe Lëtersisë Shqipe në këto vellime poetike mund të krijojnë edhe studime për këtë nëngrup gjuhësor të Gallapit të Dardanës, të hartohet edhe një fjalor të kësaj gjuhe dhe në fund, të gjithë ata që kanë problem më përdorimin e shenjave të pikësimin në Gjuhën Shqipe, duhet të lexojnë këto libra dhe të mesojnë se si përdorën shenjat e pikësimit.
Siç thamë edhe më herët Muharren Kosumi, falë shëndetit të mirë, ai përditë shkruan poezi por edhe prozë, dhe siç thot edhe vetë, promovimin e librave të tij do ta bëjë pasi të bëhen “teste”-dhjetë libra, ndërsa fotot e librave dhe foton e tij i mora nga fejzbuku, për të cilat nuk mora leje. I dëshirojmë shëndet të mirë dhe suksëse.