Gjilan

Festina Kurteshi pritet në Tiranë nga Kryebashkiaku Erion Veliaj

Më datë 11 Nëntor 2017, Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan kryesuar nga Kryetarja e Asamblesë Festina Kurteshi e shoqëruar me asamblistët nga Asambleja Komunale e Fëmijëve-Gjilan dhe zyrtarët komunal të Gjilanit me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës,Shkëlqesisë së tij Z.Erion Veliaj u mirëpriten me nderimet më të larta në Bashkinë e Tiranës si përfaqësues të Republikës së Kosovës,sepse Asambleja Komunale e Fëmijëve-Gjilan është shpallur Asambleja më e suksesshme në nivel të Republikës së Kosovës,dhe Festina Kurteshi si Kryetarja më e suksesshme në Republikën e Kosovës për menaxhim të shkëlqyer të Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Gjilan.

Me respektet dhe nderimet me te larta u mirëpritën në Bashkinë e Tiranës nga Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Kabineti i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me ç’rast Kryebashkiaku Veliaj u njoh me më shumë detaje rreth mënyrës së funksionimit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Gjilan,por dhe nga ana tjetër dhe përfaqësuesit gjilanas gjatë bisedës me Kryetarin Veliaj u njohën më shumë me punën dhe aktivitetet rinore e ato të përgjithshme në Bashkinë dhe Qytetin e Tiranës,mbi funksionimin e Asamblesë Bashkiake të Fëmijëve-Tiranë e kështu me radhë.

Në fund të këtij takimi zyrtar, Kryebashkiaku i Tiranës Z.Erion Veliaj nderoi Kryetaren e Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Gjilan Festina Kurteshin me një dhuratë shumë të veqantë duke i dhuruar kështu Sahatkullën si Simbol Unik të Qytetit të Tiranës. Po ashtu Kryetarja Kurteshi i përcjelli Kryebashkiakut Veliaj përshëndetjet më të mira dhe një dhuratë nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Z.Lutfi Haziri Transporti i Asambleistëve Gjilanas për në Shqipëri,përkatësisht në Bashkinë e Tiranës u sponsorizua nga Komuna e Gjilanit dhe Kryetari Haziri.

You Might Also Like