Gjilan

Nxënësit vizitojnë policinë

Policia e Kosovës, njësitet policia në bashkësi në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policimi në Bashkësi”, sot kanë pritë në vizitë nxënësit e shkollës fillore “Nazmi Hoxha” nga “Lagja Tetë” këtu në Gjilan.

Bashkë me rrethe pesëdhjetë (50) nxënë ishin edhe arsimtarët e tyre si dhe disa nga prindërit. Të gjithë janë mirëpritur nga Komanda E policisë rajonale Drejtoria në Gjilan.

Nxënësit kanë vizituar ambientet e Drejtorisë rajonale si dhe stacionin Policor të Gjilanit.

Atyre u është treguar puna që bënë Policia e Kosovës me qëllim që të sigurohet ruajtja e rendit dhe ligjit si dhe të kemi një ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë, veçanërisht përkushtimi që tregon Policia e Kosovës për fëmijët.

Nxënësit, arsimtarët dhe prindërit kanë pas shumë pyetje rreth punës dhe angazhimeve ditore që Policia e Kosovës i kryen gjatë punës së përditshme, dhe me interesim i kanë përcjellë përgjigjëjet e oficerëve policor që i kanë shoqëruar ata.

You Might Also Like