Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi, në të cilin mes tjerash thuhet:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, kam nderin që në emër të Komunës sonë, të ju uroj gjithë juve vitin jubilar, të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Kosova po mbush 10 vite që nga shpallja e pavarësisë, vite këto që për ne të gjithë kanë sjell të arritura në të gjitha fushat. Në këtë ditë feste, ne me krenari përkujtojmë më të dashurit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës, që bënë çmos për lirinë e këtij vendi, por edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti. Aziz Zuka