Futboll

Gjilani e nis mbarë

Minuta e fundit po del të jetë fatlume për ekipin e Gjilanit. Në kohën shtesë, Gjilani ka shënuar në ndeshjen për kupë ndaj Ballkanit të Suharekës e në minutat shtesë ka shënuar edhe në ndeshjen për pikë ndaj Flamurtarit të Prishtinës.

Në ndeshjen e fundit të javës së parë të stinorit pranveror, Gjilani ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në ballfaqim me Flamurtarin, në një ndeshje ku ekipi gjilanas ishte mysafirë.

Pas shumë rasteve nga njëra dhe pala tjetër, Gjilani ka shënuar në minutën e dytë shtesë kur Thaçi ka dhënë një gjuajtje nga këndi e në brendi më së larti është shkëputur Betim Haxhimusa që është shkëputur me kokë.

Tashti Gjilani është në pozitë më të volitshme në tabelë dhe në xhiron e radhës e prêt Lirinë e Prizrenit në fushë të vet.

You Might Also Like