Viti

Mërgimtari Sali Avdullahu nga Vitia ndihmoi familjet skamnore të Vitisë me 500 kilogram miell

Mergimtari humanist, Sali Avdullahu i njohur edhe si Sali Debelldeu nga Vitia, me rastin e muajit të madhrishëm të Ramazanit, ka ndihmuar familjet slkamnore të komunës së Vitisë me 500 kilogram miell.

Sipas Halit. Ai këtë sasi të miellit e ka deponuar në depon e Shoqatës Bëmirëse “Nënë Tereza” në Viti. Sipas fjalëve të Halit Alidemës, coordinator Rajonal I SHBH ”Nënë Tereza”, këto ditë mërgimtari dhe humanisti Sali Avdullahu, ka ndihmuar këtë Shoqatë humanitare me 500 kilogram miell të cilsisë më të mire, duke treguar kështu, edhe njëhërë zemrën e tij prej humanisti.

Sipas Halit Alidemës së shpejti nga depoja ku është deponuar kjo sasi e miellit do të nisë të shpërndahën për një numër të madhë të familjeve skamnore të kësaj komune.

Ndryshe sipas tij, numri i atyre që kanë nevojë për bukë e s’kanë mundësi të sigurojnë miellin nuk është i pakët, pasi në Komunën e Vitisë ka shumë familje në kushte jo të mira ekonomike për çka nga ta

është mirëpritur kjo ndihmë e këtij mërgimtari për këto familje ,” ka thënë Halit Alidema./Aziz Zuka

You Might Also Like