Futboll

Gjilanasi Feriz Sadiku kalon në FC Will

 
Talenti i madh i futbollit me prejardhje nga Kosova pikërisht nga Petroci i Gjilanit, Feriz Sadiku, këto ditë ka nënshkruar kontrat me skuadrën zvicrane FC Will.
17 vjeqari i cili karierën e kishte filluar në St Gallen para 6 muajve e kishte dërguar Sadikun në FC Will si huazim por skuadra e FC Will ka shprehur interesim për Sadikun duke i ofruar kontrat dy vjeqare.
FC Will e cila bën gara në Swiss-Challenge League, është një skuadër me tradit të gjatë futbollistike e formuar në vitin 1900, ndërsa stadiumi i saj ka kapacitetin e 6,000 ulësve, ndërsa Sadiku tani për dy vite do ta djersit fanelën “zi e bardh” të FC Will.
“Karierën futbollistike e kam filluar që nga mosha 7 vjeqare në St Gallen, në pozitën e mesfushorit ofanziv ku jam duke luajtur ende këtë pozit, para 6 muajve  zyrtarët e St.Gallen më kanë transferuar tek FC Will por këta të fundit kanë kërkuar që të jem pjesë e tyre duke më ofruar kontratë dy vjeqare dhe për këtë jam i lumtur pasiqë skuadra e FC Will ju jep shumë hapsirë futbollistve të rinjë”.
Talenti shqiptar, Feriz Sadiku në fillim të këtij viti kishte pasur oferta  nga shteti i Maqedonis dhe ai i Zvicrës, për të qenë pjesë e tyre por një gjë të tillë e kishte
refuzuar kategorikisht.
” Eshtë shumë e vërtet që kam pasur oferta por nuk kam dashur të jem pjesë e tyre, zemra ime ka rreh për shtetin e prindëve të mijë Kosovën dhe jam shumë krenar që Përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi, më ka bërë ftesë të jem pjesë e saj, ndërsa mua më mbetet të dëshmohem me lojën time për shtetin e Kosovës dhe për skudrën e re timen FC Will”, është shprehur talenti shqiptar, Feriz Sadiku.

You Might Also Like