Viti

Në fshatin Remnik përurohet ambulanca e re

 

Banorët e fshatit Remnik të Vitisë, nga sot do ti kenë më afër shërbimet mjekësore, pasi që tani më është përuruar objekti i ambulantës së këtij lokaliteti.

Në përurimin e projektit të amulantës së fshatit Remnik, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, uroi banorët për këtë projekt duke shtuar se ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes komunale, standardizimi i shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj komune.

Ai ka thënë se pas Remnikut, së shpejti do të lëshohet edhe ambulanta në fshatin Tërpezë, e të vazhdohet edhe në lokalitete të tjera. Objekti ku tani do të shfrytëzohet si punktë shëndetsor në kuadër të QKMF-së, ka qenë objekti i vjetër i shkollës, i cili me investim nga buxheti komunës, është destinuar për ambulantë. Shërbimet mjekësore do të mund të i kryejnë jo vetëm 3 mijë banorët e Remnikut, por edhe të fshatrave përreth si Godeni, Stublla e Ulët etj.

Përurimi i objektit të ambulantës u bë me rastin edhe të ditës së shkollës fillore “Hasan Alia-Remniku”, me që rast udhëheqësit komunal vunë kurora lulesh tek bust ii heroit të këtij fshati, emrin e të cilit e mbanë e kjo shkollë, në të cilën vijojn mësimet rreth 210 nxënës.
Drejtori i shkollës , Ramadan Musliu, në fjalën e rastit tha se sivjet, dita e shkollës po shënohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të situatës me pandeminë, duke uruar që vitet e ardhshme të rikthehet normaliteti dhe të manifestohet me aktivitete të ndryshme.
Aziz Zuka

You Might Also Like