ARSIMI

Komunarët të kënaqur me rezultatet e maturantëve vitias në testin e maturës

Të inkurajuar me rezultatet e arritura të maturantëve të komunës në testin e maturës, rezultat ky i bërë publik dje, që sot Drejtoria Komunale Arsimit e Vitisë , ka mbajtur një konferencë për medie. Fatbardha Emini, Drejtoreshë e Arsimit në Viti, në konferencë n e sotme me gazetarë I ka vë në theks të vacant këtij suksesei gjatë fjalë së saj . Duke njoftuar për pë rfundimin e vitit shkollor përkatësisht mbi përfundimin e procesit mësimor në shkollat e komunës së Vitisë edhe mbi rezultatet e testit të matures, ajo ka shtuar se me sukses të plotë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kë saj komune ka përfunduar viti shkollor dhe ka shtuar se janë të knaqur me rezultatet e arrituara të maturantë ve të kësaj komune në testin e maturës.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe edhe tre drejtorët e tri shkollave të mesme të Vitisë , Gjimnazit “Kuvendi I Lezhës” , Skollës së Mesme Teknike” Januz Zejnullahu” dhe SHM MIKSE në Pozharan. Duke folur rreth testit të maturës, drejtoresha e Arsimit ka bërë të ditur se dje është publikuar rezultati i këtij testi, ku i janë nënshtruar rreth 700 nxënës, prej të cilëve 518 kanë pasur rezultat pozitiv, kurse 117 nuk e kanë kaluar atë. Ajo e ka cilësuar mbarëvajtjen e testimit si shume të rregulltë dhe pa probleme, duke theksuar se gjithçka është kryer

me sukses dhe pa ndonjë parregullsi, për çka ka falënderuar edhe komisionet, personelin, nxënësit dhe organizatorët e testit të sivjemë.

“Kalueshmëria e testit të maturës është e kënaqshme, çka do të thotë se shkalla e kalueshmërisë arrin në 75 pë rqind. Mbarëvajtja e testit sivjet ka qenë më e mirë se çdo herë më parë dhe shumë më real, çka na gëzon kjo përqindje e arritur”, ka thënë drejtoresha Emini.

Drejtorët e shkollave të mesme, i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe ndërkohë kanë njoftuar rreth procesit të regjistrimit të nxënësve në profile të ndryshme, interesimin për regjistrim, sfidat etj.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, bëri me dije se procesi mësimor do të përfundoj gjatë kësaj jave në të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë përfshirë këtu edhe zëvendësimet për orët e humbura.Aziz Zuka

You Might Also Like