Libri

NIS RRUGËTIMIN E SAJ “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”

 

Edicioni i nëntë i veprimtarive letrare, i njohur tashmë si “Vjeshta letrare e Gjilanit”, nis rrugëtimin e saj prej dy muaj e gjysmë, duke sjellur në Bibliotekën e re të Gjilanit, të shtunave n’Dymbëdhjetë, vepra, shkrimtarë e dashamirë të artit, në të mirë të afrimit dhe afirmimit të librit dhe vlerës letrare.

Veprim taritë i sivjeme, si dhe ato të vitit të kaluar, nisin në Bibliotekën e re të Gjilanit me ekspozimin e 14 titujve të rinj që janë botuar deri më tash vetëm gjatë këtij viti e, për të cilat do të flet shkrimtari, Arsim Halili.
Më pas, në Sallën e Konferencave, shtjellohet veprimtaria letrare e shkrimtarit Ramadan Rexhepi, fitues i sivjem i Çmimit letrar “Beqir Musliu”.
Për prozatorin e parë të Kosovës Lindore, i cili mbi pesë dekada e gjysmë jeton dhe krijon në Malmo të Suedisë, do të referojnë: Prof.dr. Anton Nië Berisha, Nexhat Rexha, Ajete Zogaj e Emin Azemi.
Njëkohësisht, auditorit të pranishëm do t’i drejtohet edhe vetë shkrimtari Ramadan Rexhepi, i cili do t’iu përgjigjet edhe interesimeve të të pranishmëve për krijimtarinë dhe veprimtarinë letrare të zhvilluar në këto gjashtë dekada..
Edicioni i sivjem i “Vjeshtës letrare të Gjilanit” i përkushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes së tij, i cilësuar ndryshe edhe si “Viti I Skënderbeut”, për ç’gjë, aty kah fundi i nëntorit do të organizohet edhe Tryeza Letrare: “Gjergj Kastrioti në Poemën “Skënderbeu” të Beqir Musliut, pikërisht në 50 vjetorin e botimit të saj.
Të interesuarit, që nga nesër mund t’i paraqesin titujt e kumtesave të veta, të cilat pranohen deri në fund të tetorit.

 

You Might Also Like