OPINION

NJË DITË MUND TË SOSET DURIMI I MËRGATËS!

Shkruan :Kadri Gërvalla- KRYETAR:NISMA SOCIALDEMOKRATE NE DIASPORË

Qeveria e Kosovës, nëse dëshiron ta ketë diasporën afër, duhet të ndajë buxhet dhe të mendoj për një organizim pak ma ndryshe,  për dallim nga organizimet që kemi momentalisht.

Diaspora mjaftë është anashkaluar, kjo do të jetë hera e fundit pasi që sipas mendimit të shprehur të shumë veprimtarëve, ende nuk ka dalë në skenë pakënaqësia dhe presioni që mund t´i  bëjë diaspora institucioneve të Kosovës, dhe, nëse nuk ndryshon trendi për diasporën, kjo një ditë do të shpërthejë.

Kontributi i diasporës dhën Kosovës është diçka e rallë, prandaj një meritë të madhe për Lirinë që e gëzon sot Kosova, e ka diaspora.Diaspora e meriton që të marrë pjesë në avancimin e proceseve në Kosovë, dhe mund ta bëjë këtë nëse i ofrohet mundësia.Diaspora ka një kapital të madh që mund ta zhvilloj Kosovën.

Ajo për çdo vit derdh në Kosovë më shumë se 800 milion euro, afërsisht sa ka buxheti i Kosovës për krejt vitin.Diaspora ka kuadro të ndryshme dhe të nevojshme për Kosovën.Diaspora e ka luajtur luajtur rolin e diplomacisë për Kosovën,diaspora e ka bërë internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe mund të thuhet se adresa e të gjitha të mirave për Kosovën ka qenë dhe është diaspora shqiptare.

Ku mbeten premtimet e personaliteeve politike

Që nga mbarimi i  luftës dhe gjat këtyre viteve, shumë nga personalitetet politike kosovare ,kan qëndruar në mesin e diasporës.Ata premtuan se diaspora do të ketë përkrahje institucionale. Do të ketë lehtësime doganore, lehtësime në administratë.Madje ata premtuan se në kuvendin e Kosovës do të ketë vend edhe për deputetë nga diaspora.

Krerët politik në Kosovë patën thënë se „Kontributi i diasporës duhet të shkruhet në librin e artë të Republikës së Kosovës“.Mërgimtarët rregullisht shkojnë në Kosovë dhe e kerkuan këtë libër të artë e askund nuk e gjetën, veçse gjetën sherbime burokratike nëper komuna.Shkuan për tu pajisur me dokumete dhe u kthyen të zhgenjyer dhe me premtime si gjithmonë se në vitin tjetër do të ketë lehtësira për mërgimtarët.Përralla!

Disa qeveritarë kur erdhën në pushtet kishin thënë se „Per kontributin që ka dhënë diaspora gjatë luftës së UÇK-së, duhet ti ngrihet Përmendore e Lirisë“.Ne ishim në Kosovë dhe nuk e pam askund këtë përmendore të Lirisë për diasporën.Ne nuk kerkojmë përmendore ,por ju kërkojmë vëtem që t´i respektoni ato përmendore të dëshmorëve dhe t´i respektoni familjet e dëshmorëve. Ju kërkojmë që të mos shkelni mbi gjakun e atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ligj për mërgatën e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65(1) të Kushtetutës së Repub likës së Kosovës me datën 15.prill.2010, miratoi ligjin për mërgatën.Në parim e pershendesim dhe e perkrahim, por mbi 90% , e mërgimtarëve nuk është njoftuar për këtë ligj dhe qka është më keq ,nga mërgimtarët nuk është marrë asnjë mendim ,apo idie pasi ky ligj ka të bejë per ta.

Organet përgjegjëse për mërgatën, në zbatimin e ketijë ligji janë;

Agjensia e mërgatës së Kosovës-,e cila themelohet si Agjensi Ekzekutive, e cila në aspektin organizativ është pjesë e Zyrës së Kryeministrit.

Qendra Kulturore të Kosovës për mërgatën- themelohen në diasporë dhe drejtohen nga Drejtori i Qendrës Kulturore.

Themelimi i ketyre Qendrave në diasporë,nese themelohen do të thotë shurje e aktivitetit të partive politike ne diasporë shuarje në heshtje…

Sipas ketijë ligji mbrenda periudhes nje vjeqare duhet te themelohen keto Qendra në diasporë ka kohë edhe gjashtë muaj, ne po presim.

Nëse Kosova nuk bën për diasprën atëherë ne duhet t´i a tregojmë asaj mënyrën se si duhet vepruar.Diaspora ka nevojë për Kosovën,Kosova ka nevojë për diasporën.

Ndërsa lidhur me atë se a duhet që dikush nga diaspora të ketë mundësi për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur, duhet thënë se kjo ka mundësi të bëhet dhe nuk dihet përse jemi anashkaluar.Diaspora duhet ta ketë vendin në Parlamentin e Kosovës, duhet ta ket vendin në Ministrin e Emigracionit nëse formohet dhe duhet dë ketë vend në Ambasadat diplomatike dhe në Konsullata.Nëse Kosova nuk e bën këtë ne duhet t ´i bëjmë presion që të mundsohet perspektiva e shfrytëzimit të aftësive profesionale që i ka diaspora, përndryshe nëse nuk ndryshon trendi për diasporën kjo një ditë do të shpërthejë.

You Might Also Like